Ish-menaxheri zbulon të shkuarën e errët të Britney Spears

28/04/2016 00:00

Problemet që Britney Spears ka patur me drogën kanë qenë aq keq saqë ajo ka fjetur në një vend parkimi.

Këto akuza tronditëse janë publikuar nga “TMZ” pas padisë që ish-menaxheri saj ka ngritur për këngëtaren e famshme, e cila nuk e ka paguar.

Në 2007-ën, 34-vjeçarja u shndërrua në qendër të mediave rozë pasi rruajti kokën e saj si edhe goditi makinën e një paparacit me çadër.

Në dokumentet e dorëzuara në gjykatë, ish-menaxheri pretendon se e ka ndihmuar këngëtaren në momentin e saj më të vështirë, kur po ndahej nga bashkëshorti, ishte në rrezik të humbiste kujdestarinë e fëmijëve si edhe përdorte shumë lëndë narkotike dhe për këto nuk është paguar.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel