Renis Gjoka triumfon në Bullgari

27/04/2016 00:00

U bënë kohë që nga publikimi i këngës më të fundit të Renis Gjokës. E në fakt, teksa të gjithë po mendonim se rokeri shqiptar kishte marrë një pauzë nga karriera muzikore, ai vjen me një lajm shumë të mirë jo vetëm për adhuruesit e tij, por për të gjithë shqiptarët.

Renisi ka përfaqësuar së fundi Shqipërinë në Festivalin e përvitshëm Ndërkombëtar në Bullgari, event ku më herët ka qenë pjesëmarrëse edhe Elhaida Dani.

Këngëtari ka shënjuar jo vetëm një përvojë të re dhe të këndshme në CV-në e tij, por gjithashtu ka arritur të sjellë në Shqipëri edhe kupën e fituesit të vendit të parë në këtë event.

“Një eksperiencë e mrekullueshme”, e përshkruan Renisi këtë festival, ndërsa rrëfen se është tejet i lumtur që arriti të fitojë.

Top Channel