Noizy, i vetmi me dy këngë në klasifikimin e “Top Awards”

27/04/2016 00:00

Tashmë nuk ka asgjë që mund ta ndalë ZiniZin. Ai bëri një premtim për fansat: Albumin e ri do ta publikonte duke nxjerrë nga një këngë të re çdo javë. Dhe e mbajti fjalën!

Më 1 prill 2016 publikon “Grande” dhe në pak javë tejkalon 5 milionë klikime. Më 8 prill publikoi “Not gonna talk” (mbi 1 mln. e gjysmë klikime). Më 15 prill, vjen në një bashkëpunim me Varrosi-n, në hitin e ri “Shut the place down” dhe sa hap e mbyll sytë i kalon 1 mln. klikime në Youtube.

Për momentin, ai është i vetmi artist që përfaqësohet me 2 këngë në klasifikimin e “Top Awards”, duke zënë vendin e pestë me “Grande” dhe vendin e 15-të me këngën e re “Shut the place down”.

Top Channel