Amy Schumer për herë të parë në koverin e “Vanity Fair”

26/04/2016 00:00

Amy Scuhumer nuk ka ngurruar të ekspozojë linjat e saj të majme për kopertinën e revistës famoze “Vanity Fair”. Ajo gjithmonë ka qenë pjesë e vëmendjes dhe debateve të ndryshme televizive për sa i përket peshës së saj trupore dhe për këtë arsye ajo vendosi të thyej tabutë.

Aktorja e Hollywood shfaqet në kopertinë me një veshje “vintage” ngjyrë të kuqe dhe një poze alla Marilyn Monroe duke kombinuar joshjen me klasin. Kjo kopertinë është komentuar pa fund nga të gjithë fansat e aktores, të cilët e kanë përgëzuar Amyn për guximin që ka treguar.

34-vjeçarja menjëherë ka postuar një foto në formë shakaje kundër kritikëve në “snapchat”-in e saj, ku shihet një foto e një gruaje plake bashkangjitur me nënshkrimin “Unë në kopertinën e revistës “Vanity Fair”. Duhet të themi se ky është një veprim tipik i një komedianeje.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel