Ngec Arsenali, vetëm barazim kundër Sunderland

24/04/2016 00:00

Sunderland iu largua zonës së ftohtë të Premier Leagues pas barazimit pa gola me Arsenalin në “Stadium of Light” të dielën. Të dyja skuadrat pretenduan për penallti në pjesën e parë, por gjyqtari Mike Dean nuk nuk ishte dakord.

Patrick van Aanholt ishte i pafat gjatë një goditje dënimi kur topin shkoi shumë pranë portës, ndërsa ish-portieri iArsenalit, Vito Mannone, shpëtoi në disa raste vendasit duke mbajtur rrjetën të pa prekur.

Ndërkohë, Jack Wilshere luajti ndeshjen e tij të parë që nga finalja e Kupës FA vitin e kaluar, kur hyri në të 85-n për të zëvendësuar mesfushorin gjerman Mesut Ozil.

Barazimi bën që Sunderland të ngjitet në vendin e 17, ndërsa Arsenal mbetet në vendin e katërt me 64 pikë.

Top Channel