“Gjumë? Por duhet ta takoj Obamën”

23/04/2016 00:00

Në momentin kur Presidenti Barack Obama dhe Zonja e Parë, Michelle Obama, mbërritën në Kensington Palace të premtën mbrëma, Princi George ishte duke pritur në holl për të takuar të ftuarit e prindërve të tij.

2-vjeçari që është i treti në radhë për fronin ishte lejuar të qëndronte më shumë se zakonisht zgjuar, në mënyrë që të takonte shefin e Shtëpisë së Bardhë dhe zonjën e tij.

Në fotot që janë publikuar, shihet Princi George me pizhame dhe gati për të shkuar në shtrat, por fillimisht duhet të shkëmbejë disa fjalë me numrin 1 të Shteteve të Bashkuara.

Ai madje i tregoi Presidentit Obama që kali lodër të cilin ia kishte dhuruar shefi i Shtëpisë së Bardhë Princit George kur ky i fundit kishte lindur, ishte akoma i preferuari i tij.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel