Spalletti, kandidatura e radhës për stolin e Italisë

21/04/2016 00:00

Ardhja e Luciano Spallletit e ndryshoi tërësisht Romën, e cila tashmë është në garë edhe për vendin e dytë në kampionat dhe sfida me Napolin do të jetë vendimtare.

Kjo situatë ka bërë që Luciano Spalleti të tërheqë vëmendjen e drejtuesve të Federatës Italiane të Futbollit.

Sipas të përditshmes “Il Messaggero”, presidenti Tavecchio e ka shtuar emrin e Spaletllit në listën e kandidatëve për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Italisë në vend të antonio Contes në përfundim të Euro 2016.

Kontrata e Spalletit me Romën përfundon në vitin 2017, dhe drejtuesit e Federatës Italiane mund të nisin përpjekjet e tyre për ta çliruar atë nga kjo detyrë. Mësohet se një pjesë e pagës prej 3 milionë eurosh do të mbulohet nga sponsorët, të cilët do të japin të njëjtin kontribut si me Conten.

Një aspekt tjetër që mund të shtyjë Spaletin të mendojë të marrë drejtimin e Italisë, është edhe situata e tensionuar me Francesko Tottin që duket se i ka kaluar të gjitha limitet.

Top Channel