PSG interesohet për Mourinho

19/04/2016 00:00

Paris Saint Germain rishfaq interesin për trajnerin Jose Mourinho. Sipas “Sky Sports”, luzitani në orët e fundit ka qenë në kontakt me drejtuesit e kampionëve të Francës, të cilët duket se e duan atë në vend të Blanc.

Mourinho nga ana e tij preferon të presë fundin e sezonit për të vendosur, pasi objektivi i tij është të marrë drejtimin e Manchester United.

Për më tepër, 53-vjeçari dëshiron të drejtojë një skuadër që është pjesë e një kampionat kompetitiv dhe Ligue 1 nuk e bind aspak.

Top Channel