‘Halli’ i qeverisë britanike

15/04/2016 00:00

Shoqëri të ndryshme kanë problematika të ndryshme që vendosin qeveritë e tyre përballë sfidave të ndryshme.

Qeveria britanike është e shqetësuar në lidhje me rritjen e numrit të të rinjve që provojnë seksin anal.

Në një raport të hartuar nga Departamenti i Kulturës, Medias dhe Sportit në qeverinë e kryesuar nga Kameron zyrtarët shprehen të shqetësuar mbi këtë problematikë pasi kërkime të ndryshme sugjerojnë se ky lloj seksi nuk pëlqehet nga femrat.

“Shumë janë të shqetësuar se pjesa më e madhe e të rinjve kërkojnë të materializojnë në jetën reale atë që shohin në pornografi”, thuhet në raport.

Në dokumentin prej disa faqesh që është bërë publik nga mediat britanike, propozohen edhe një sërë zgjidhjesh, mes të cilave edhe ndërhyrja ligjore për të filtruar pornografinë.

Top Channel