E. League, kualifikohen edhe kampionët e Sevillas pas 11-metërshave

14/04/2016 00:00

Edhe pse me mjaft vështirësi, Sevilla ka arritur të kalojë në gjysmëfinale të Europa Leagues.

Andaluzianët humbën 1-2 ndeshjen e kthimit ndaj Bilbaos, por kishin fituar me të njëjtin rezultat në ndeshjen e parë dhe ndeshja shkoi në shtesë.

Por, edhe në 30 minutat e shtesës nuk u arrit të vendosej ekipi i kualifikuar. Në gjuajtjen e 11-metërshave ishin lojtarët e Sevillas, kampionët në fuqi të Europa Leagues, të cilë u treguan më të saktë.

Sevilla i bashkohet tashmë në gjysmëfinale Liverpoolit, Villarrealit dhe Shakhtarit. Shorti i Europa League do të hidhet ditën e premte.

Top Channel