Në nder të një legjende!

14/04/2016 00:00

Botërori i Formula 1 rikthehet këtë fundjavë me Çmimin e Madh të Kinës dhe pikërisht në këtë vend legjenda e këtij sporti, Michael Schumacher, fitoi garën e tij të fundit si pilot.

Para dhjetë vitesh, në Botërorin e 2006-s, piloti 7 herë kampion doli për herë të fundit në majën e podiumit para se të tërhiqej dhe të rikthehej sërish më vonë me Mercedes.

Michael Schumacher arriti 91 fitore me Benetton dhe Ferrari dhe disa prej këtyre momenteve mund t’i gjeni në një galeri me foto për nder të legjendës i cili vazhdon të jetë në një gjendje të rëndë shëndetësore që nga aksidenti me ski.

Piloti gjerman ka fituar 8 gara në Francë; nga 7 në San Marino dhe Kanada, 6 në Belgjikë, Spanjë, Japoni dhe Europë; 5 në Monako, Itali, Shtetet e Bashkuara; 4 në Brazil, Hungari, Gjermani e Australi; 3 në Britani dhe Malajzi; 2 në Austri dhe Paqësor; dhe nga 1 garë në Portugali, Argjentinë, Bahrain dhe Kinë.

FOTO GALERI
1/36
1992 - Benetton

Top Channel