Edhe yjet duan foto me Papa Françeskun

13/04/2016 00:00

Në meshën e përjavshme që Papa Françesku mban nga Vatikani, nuk mungojnë herë pas here as figura të shquara të “showbizz”-it botëror. Këtë herë në mes të turmës së mbledhur përpara selisë së shenjtë, “paparazzet” kapën në objektivin e tyre, aktorin spanjoll Antonio Banderas.

Ylli i filmit “Legjenda e Zorros”, ishte i shoqëruar nga e dashura e tij holandeze, Nicole Kimpel, me të cilën është në një lidhje prej vitit 2014 pasi u divorcua nga bashkëshortja, aktorja Melanie Griffith.

Antonio Banderas nuk nguroi ti kërkonte të dashurës që ti shkrepte një fotografi teksa ai takoi nga afër Atin e Shenjtë, pas mbarimit të meshës.

Ndonëse në moshën 55-vjeçare, Banderas po ndjek studimet në Londër për modë, ku pritet që së shpejti aktori të lançojë linjën e veshjeve që do të mbajë firmën e tij.

E ndërsa së fundmi ylli kinematografik do të promovojë filmin e tij të fundit “The 33”, i cili flet për minatorët e bllokuar nëntokë nga shkatërrimi i minierës së bakrit në Kili.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel