Fantazmë apo udhëtar i kohës? (VIDEO)

13/04/2016 00:00

Një video që tregon një person teksa kalon i qetë përmes derës së mbyllur të një dyqani, po përhapet me shpejtësi në internet.

Pamjet tregojnë fillimisht një të pastrehë që është shtrirë përballë kameras për të kaluar natën. Pak sekonda më vonë aty kalon një i ri me triko me kapuç. Ai i afrohet derës dhe kalon përmes saj sikur ajo të mos kishte pengesa fare.

Më pas futet brenda dhe pak më vonë del sërish duke ngrënë diçka që ka marrë nga dyqani. Gjatë kalimit të personit para kameras dritat pësojnë luhatje, ndërkohë që edhe viti çoroditet duke shënuar herë 2016 herë 2019.

Pamjet kanë ngjallur reagime të ndryshme në internet. Mosbesuesit e shumtë thonë se bëhet fjalë për dy video të ndryshme të shkrira në një të vetme, ndërsa ata që besojnë në autenticitetin e saj janë të ndarë në dy grupe. Grupi i parë thotë se bëhet fjalë për një fantazmë, ndërsa i dyti për një “udhëtar të kohës”.

Top Channel