Ja sesi Pitt e sheh bashkëshorten Jolie

12/04/2016 00:00

Angelina Jolie është e bukur si brenda, edhe jashtë. Thënë këtë nuk e teprojmë aspak, pasi pikërisht për këtë arsye edhe është bërë e famshme në të gjithë botën. Ajo shquhet për inteligjencën e lartë, është kthyer në një ikonë mode, por shpeshherë e kemi parë edhe si një nënë të devotshme ndaj fëmijëve të saj të shumtë.

Aktorja në fjalë e ka thënë shpesh se, familja e saj është gjëja më e rëndësishme në jetën e saj. Megjithatë, kush prej jush e di se ç’mendon bashkëshorti i saj, Brad Pitt, për gjithë këtë femër që ka në krah?

Ka qenë vet aktori i Hollivudit, Brad Pitt, i cili ka shkrepur e më pas ka publikuar disa foto të sajat në “W Magazine”. Rezultatet sesi shihet kjo grua nga sytë e bashkëshortit të saj janë të paimagjinueshme…

Ju duhet vetëm pak qetësi dhe…gjithçka mjafton për të shijuar këto foto në ambiente tepër të rehatshme. Shikojini dhe do të kuptoni se çfarë do të thotë jetë shtëpiake për çiftin e adhurueshëm të Hollivudit, Pitt-Jolie.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel