Alonso “harron” aksidentin në Australi

11/04/2016 00:00

Fernando Alonso përjetoi momente terrori në garën e Australisë në pistën e Melbërn. Ai asnjëherë nuk do ta harrojë momentin kur në xhiron e 18 u përplas me makinën Has të meksikanit Gutierrez dhe përfundoi jashtë cirkuitit.

Mirëpo, piloti spanjolli ka arritur të rikuperohet në kohë rekord dhe mediat spanjolle aludojnë se sekreti për këtë është bukuroshja ruse, Viki Odintcova.

Dy herë kampioni i botës ka nisur një histori me modelen brune, e cila është zhvendosur në rezidencën private të pilotit në Dubai.

Historia mes të dyve ka nisur menjëherë pas ndarjes së pilotit nga prezantuesja televizive spanjolle, Lara Alvarez.

Piloti spanjoll mungoi në Bahrein për shkak të aksidentit të pësuar në Australi, por është i bindur se do të mund të garojë në Çmimin e Madh të Kinës.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel