Finalja e “The Voice”, ja të ftuarit

11/04/2016 00:00

Alban Skënderaj dhe Willy Willian do të jenë të ftuar në finalen e edicionit të pestë të “The Voice of Albania”.

Albani do të performojë pë r herë të parë “live” këngën e tij më të fundit “Unë dhe ti”, e cila është edhe një ndër më të suksesshmet e këngëtarit. Artisti aktualisht po punon edhe për disa projekte të tjera, të cilat do t’i lançojë gjatë kësaj vere.

Ndërkohë, pas “Sanremos” dhe suksesit të padiskutuar me “Ego”, në skenën e “The Voice” vjen edhe DJ i njohur franko-xhamajkan, Willy William.

Ndërsa të gjithë po punojnë për një natë të paharruar, të dy finalistët, Tiri dhe Lorenci, vazhdojnë përgatitjet për t’u paraqitur sa më mirë dhe për të rrëmbyer trofeun e “The Voice”.

Finalja e madhe e “The Voice” do të mbahet të premten në ora 21:00.

Top Channel