Propozim për martesë në fushë

09/04/2016 17:40

Skenat e propozimeve për martesë tanimë janë bërë të famshme në të gjithë botën, ku figura të ndryshme u shprehin të dashurve të tyre propozimin më të rëndisishëm jetësor.

Rasti i fundit vjen as më shumë e as më pak, por nga Krutja në Lushnje, ku njerës prej lojtareve të ekipit ‘lagunar’ të femrave, i erdhi një propozim për martesë.

I fejuari i volejbollistes u shfaq në fund të ndeshjes me fëmijën në krahë dhe unazën gati për ta vënë në gisht, ndërsa dikush mbante pankartën më propozimin e rëndësishëm. (shiko videon)

Top Channel