Një zhytës i kalon të gjitha pengesat

06/04/2016 00:00

Një krokodil ka arritur të kalojë një gardh 120 centimetra, para se të zhytej në liqen në Indi.

Reptili u ngjit lehtësisht në gardhin metalik para se të zhytej 4 metra poshtë në ujërat e liqenit në Raxhastan. Fotografi Ram Kishan e ka kapur këtë moment në telefonin e tij teksa ishte dëshmi e akrobavisë së krokodilit afërsisht dy metra i gjatë.

Kishan rrëfen se si kafsha 120 kilogramëshe kishte fuqinë të ngjitej në gardh. “Kur erdha pasdite pashë këtë krokodil që po shkonte drejt liqenit. Bëra një foto por më pas pashë që po lëvizte drejt liqenit dhe qëndrova të shihja çfarë do të bënte. Drita ishte shumë e zbehtë dhe mundta të kap vetëm disa pamje. Në atë moment më mungonte vërtetë aparati im”, ka rrëfyer fotografi.
 
Banorët e zonës thonë se e kanë parë shpesh krokodilin, dhe se ai kërkonte një vend ku të lëshonte vezët e tij.

FOTO GALERI
1/5
Krokodili kapërcen gardhin prej hekuri për tu hedhur në liqen

Top Channel