Ja si përfundon në rrjetet sociale Higuain pas pezullimit

05/04/2016 00:00

Transferta në Udine për Napoli ishte një katastrofë e vërtetë, pasi përveçse zgjeroi distancën në 6 pikë nga Juventusi i vendit të parë në Seria A, trajneri Sarri mbeti edhe pa sulmuesin e tij më të mirë, Higuain, i cili u ndëshkua me kartonin e kuq në këtë takim.

Por, vendimi nga Komisioni i Disiplinës ishte me të vërtetë i rëndë, pasi e pezulloi atë për katër takimet e ardhshme, të cilat janë vendimtare në garën për titull.

Sulmuesi argjentinas po kalonte një formë të jashtëzakonshme, ndoshta më e mira në karrierën e tij. Por, ky ndëshkim përveçse i heq atij mundësinë për të ndihmuar ekipin për të fituar titullin në Serie A, e largon edhe nga gara për Këpucën e Artë në Europë.

Pas vendimit të Komisionit të Disiplinës kanë reaguar edhe tifozët në rrjetet sociale. Në një foto ata e kanë vendosur Higuain të mbyllur në kafaz, ndërsa “Zonja e vjetër” është në rrugën për tek trofeu i radhës…

FOTO GALERI
1/1

Top Channel