Si përfundoi kjo dhi këtu? (VIDEO)

29/03/2016 00:00

Të gjithë kemi dëgjuar se ekipet e emergjencave kanë shpëtuar një mace të ngecur në pemë, apo zogj me krahë të thyer, por ky operacion shpëtimi ishte pak më i komplikuar.

Një skuadre i është dashur të shpëtonte një dhi, e cila kishte ngecur varur me brirë në telat e telefonit. Ngjarja ka ndodhur në një kodër, afër një rruge në Greqi.

Brirët i kishin ngecur në tela dhe nuk dihet ende sesi ishte ngjitur dhia deri atje lart. Fillimisht skuadra nxorri shkallët nga makina, por nuk kishin se ku t’i mbështesnin. Por më pas ata i përdorën shkallët për të nxitur kafshën të ngjitej tatëpjet kodrës, siç dhe mendohet të ketë zbritur.

Katër burra mbajtën shkallën ku ishte kapur dhia, ndërsa dy të tjerë e prisnin në majë të kodrës për ta tërhequr me litarë.

Enigmë mbetet ende sesi kishte përfunduar ajo aty.

Top Channel