Hetime për aksidentin e Alonsos

28/03/2016 00:00

Aksidenti i frikshëm i Fernando Alonsos në premierën e Botërorit të Formula 1 fatmirësisht nuk regjistroi pasoja serioze për pilotin spanjoll të McLaren, por shqetësime mbi sigurinë e atyre që fluturojnë me 4 goma në pistë, ka dhe do të vazhdojë të ketë.

Çështja kryesore që po debatohet mes drejtuesve të FIA-s dhe shefave të skuadrave nuk është mbi dinamikën e përplasjes në cirkuitin e Melbërnit, por me pasojat e makinës së drejtuar nga protagonisti iberik.
 
FIA ka hapur hetime për aksidentin që rrezikoi jetën e Fernando Alonsos dhe nga analizat është zbuluar se pjesa e parë që është shkëputur ishte sedilja.

Në veçanti, qeliza e sigurisë që mban pilotin pas trupit të njëvendëshes së McLaren u thye në lartësinë e shpinës por fatmirësisht jo në atë pikë sa të lëshonte pilotin me të njëjtën shpejtësi sa makina.
 
Për të evituar ndodhi të ngjashme apo bilance tragjike në të kaluarën, teknikët e FIA-s kanë nisur të analizojnë pikat e dobëta të strukturës metalike.

Ka patur nga ata drejtues që kanë vënë në diskutim sistemin “Halo” në makinat e Formula 1, por fundi i muajit maj do të sjellë edhe zhvillimet më të afërta në kategorinë spektakolare të garave.

Top Channel