Tiranë, aksident pranë urës së ish-Ekspozitës; makina bie në Lanë

27/03/2016 10:00

Një makinë ka përfunduar në lumin e Lanës pasi është aksidentuar me një taksi.

Një mjet tip “Opel” doli nga rruga në afërsi të Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe ra në lumë. Shkak u bë përplasja me një taksi tip “Mercedes”. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa dëmet e automjeteve janë të konsiderueshme.

Policia nuk jep detaje të tjera, por dyshohet se shkak për përplasjen ka qenë shpejtësia e lëvizjes dhe bllokimi i korsisë së njërit prej mjeteve të përfshira në aksident.

Pavarësisht nga kjo, policia po punon për zbardhjen e shkaqeve, ndërsa janë marrë në pyetje edhe të dy drejtuesit e automjeteve.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel