Papa lan këmbët e muslimanëve dhe hinduve

25/03/2016 00:00

Papa Francesku ka kryer ritualin e përvitshëm për Pashkë, ulet në gjunjë, lan dhe puth këmbët e besimtarëve. Por ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë shërbimi është bërë ndaj refugjatëve.

Muslimanë, hindu, të krishterë, etj, kanë qënë njerëz të ndryshëm në Castelnuovo të Italisë, të cilëve u ka shërbyer Ati i Shenjtë. “Holy Thursday Mandatum” risjell skenën e Jezusit që lan këmbët e apostujve para kryqëzimit, dhe performohet nga Papa dhe liderët e tjerë katolikë për të kujtuar besimtarëve se ata janë për ti shërbyer të tjerëve me përulësi.

Këtë vit u përfshin për herë të parë edhe femra, dhe ceremonia ka një domethënie më të veçantë pas sulmeve në Bruskel, rritja e ndjenjës antimuslimane në Europë dhe SHBA, dhe kriza e emigrantëve në Europë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel