Noizy së shpejti me klip të ri

24/03/2016 00:00

Noizy i ka përfunduar xhirimet e klipit të tij më të ri. Sipas burimeve reperi është gati për publikimin e këngës, e cila do të vij shumë shpejt.

Vetë reperi nuk ka treguar asgjë përmes ndonjë postimi në rrjetet sociale, por ajo që dimë tani për tani është se projekti i tij i fundit është finalizuar.

Ndërkohë, Noizyn do ta shohim së shpejti edhe në një bashkëpunim me këngëtaren Enca Haxhia, ndërsa ai po punon gjithashtu rreth albumit më të ri.

Top Channel