Hamilton tenton golfin

24/03/2016 00:00

Edhe golfi është një sport që rrit adrenalinën. Të paktën kjo është ajo që ka menduar Leëis Hamilton i cili pas provave të Çmimit të Madh të Australisë fitoi të drejtën për të pushuar dhe për të shkuar në një mal në Zelandën e Re.

Synimi është realizimi i një gjuajtje golfi shumë të fortë dhe të gjatë me topin që fluturoi mbi re.

Ky moment u xhirua nga vetë piloti britanik i cili më pas e postoi atë në rrjetet sociale duke marrë edhe disa kritika.

Top Channel