“Legjenda e një pianisti”

23/03/2016 00:00

Anija transoqeanike me emrin “Virxhinia”, që lundronte mes Europës dhe Amerikës në vitin 1930, ndalet gati një shekull më vonë në skenën e Akademisë së Arteve.

“Legjenda e një pianisti”, për aktorin Gazmend Paja është një pjesë e fortë, një monodramë e fuqishme, që të shndërron teksa e interpreton

“Përveç aspektit teknik, që është 1 orë e 42 minuta, ajo ka thelbe dhe mesazhe shumë të forta brenda saj. Pa dashur, ajo të bën që edhe sikur të mos e arrish suksesin, në fund të bën një qytetar të mirë”, tha Gazmend Paja.

Kryevepra e Alesandro Bariccos ishte një dëshirë e fjetur e regjisorit që prej 6 vitesh. E që në fillim, zgjedhja e tij e parë ishte Gazmend Paja.

“Kisha vite që e çoja ndërmend ta vija në skenë këtë pjesë. Kur kam lexuar monodramën dhe pash librin që fliste për legjendën e një pianisti, mendova që atë do ta vija në skenë. Aktori i parë që më erdhi në mendje ka qenë Gaz Paja. Ajo pjesë ka shumë dashuri, emocion e përjetime personale, që njerëz të zakonshëm i përjetojnë në përditësinë e tyre, por ndoshta i anashkalojnë dhe nuk i vënë re”, tha Ilir Muhametaj, regjisor.

Pas premierës së të hënës dhe shfaqjes mbrëmjen e së martës në sallën e Universitetit të Arteve, “Legjenda e një pianisti” do të jetë pjesë e një turi të vet aktorit në të ardhmen.

Top Channel