Policët e “Portokallisë” në pritje të sirianëve

23/03/2016 00:00

Dy policët e “Portokallisë” këtë herë ishin dërguar me shërbim në kufirin shqiptaro-grek në Kapshticë, pasi sipas lajmeve të fundit, pritet që refugjatët sirianë të mbërrijnë në kufi.

Por teksa janë në pritje të tyre, personat që vijnë janë banorë të zonës, një mësues nga Bilishti, që kërkon punë në Korçë, një çift fermerësh që shesin prodhimet në treg dhe një prind me fëmijën e vet, që e çon në shkollë.

Por… policët ishin të përgatitur të prisnin sirianët, teksa i qerasnin me byrekë. “Nuk kanë faj këta të mjerë që nuk e panë buzëqeshjen në derë/rriten gra dhe fëmijë, me etje dhe uri/ trashëgojnë plagë e lot, të shpresosh është e kot/ s’na qesh buza, na qan syri/ nuk është Shqipëria “Myslym Shyri””, thotë polici Kol.

Top Channel