David  Alaba vlerëson Shqipërinë

23/03/2016 00:00

Mbrojtësi i kombëtares austriake të futbollit, David Alaba, e ka cilësuar si një “supertest” përballjen kundër kombëtares shqiptare të futbollit.

Në konferencën për shtyp, lojtari i Bajern Mynih ka kundërshtuar ata që nënvlerësojnë Shqipërinë apo Turqinë, rivalin e 29 marsit për përfaqësuesen austriake.

“Mendoj se janë të dyja superteste, dy ndeshje shumë të mira për të përgatitur Europianin”, deklaroi mbrojtësi austriak. Ndërkohë, edhe trajneri Marcel Koler mbrojti vendimin e tij për të zgjedhur Shqipërinë.

“Si Shqipëria, ashtu edhe Turqia, janë në Europian, ndaj janë ekipe të një niveli të lartë”, tha ai.

Top Channel