Një moment i pabesueshëm ai i një nëne me fëmijën e saj, të cilët për pak sa nuk janë goditur për vdekje nga rrëzimi i çatisë së një ndërtese. Ata ndodheshin vetëm pak centimetra larg.

Ngjarja ka ndodhur në Labinsk, një qytet rus, dhe është filmuar nga kamerat e sigurisë që tregojnë nënën dhe vajza e vogël ecin në mes të rrugës, për fat të mirë.

Në pamjet e postuara në LiveLeak duket se fryn një erë shumë e fortë, që përkul dhe pemët e trotuarit.

Edhe një grua që lëviz në krah të kundërt ka shpëtuar për mrekulli, teksa erërat e fuqishme kanë shkulur çatinë nga vendi.

Top Channel