Mike apo armike? Historia e Rita Orës dhe Rihannas gjithmonë ka qenë në fokusin e mediave rozë, duke i nxjerrë më shumë si vajza që urrejnë njëra-tjetrëm, pavarësisht stilit të njëjtë.

Tensionet mes RiRit dhe Ritës kulmuan në dhjetor të vitit të kaluar, kur “The Sun” publikoi të dhëna që tregonin se Rihanna kishte shfrytëzuar influencën e saj në labelin e Jay Z për të pengur Ritën të arrinte suksese në karrierë.

Por, Rita nuk duket shumë e mërzitur me 27-vjeçaren nga Barabdosi, pasi nuk e ka problem të dëgjojë këngët e saj, sidomos “Work”, një bashkëpunim me shumë bujë me reperin Drake.

Ajo ka postuar një foto në Snapchat dhe i është referuar pikërisht kësaj kënge kur ka shkruar “work, work, work…” ndërsa gjendej në një dhomë grimi.

Top Channel