“Dua që njerëzit të më shohin mua gjatë gjithë kohës”

20/03/2016 00:00

Edhe pse është vetëm 18-vjeçe, këngëtarja suedeze është futur fuqishëm në tregun muzikor ku këngët e saj kanë arritur të jenë pjesë e klasifikimeve më të rëndësishme muzikore, duke zënë pozicione të favorshme.

Në një intervistë të dhënë për “Standard”, Larsson është shprehur se ajo nuk kishte thjesht një ëndërr që të bëhej këngëtare po ajo e dinte se do të bëhej një e tillë.

“Jam shumë e lumtur për gjithçka që kam bërë deri tani, por nuk jam aspak afër të asaj që unë dua të bëj. Nuk kam ëndërruar të bëhem këngëtare pasi gjithmonë e ka ditur që do të bëhesha”, shprehet suedezja bukuroshe.

“Unë nuk vij nga një familje muzikantësh. Nëna ime është një infermiere, ndërsa babai im është një ushtarak. Por, më pëlqen të jem qendra e vëmendjes, që kur isha e vogël. Dua që të gjithë njerëzit të më shohin mua gjatë gjithë kohës”.

Top Channel