Pogbanë për tri blerje të tjera

20/03/2016 00:00

Juventusi do të shesë Paul Pogba dhe me paratë e siguruara prej largimit të tij synon të afrojë në skuadër tre objektiva të rëndësishëm.

Kështu shkruan Tuttosport, sipas të cilës, bardhezinjtë synojnë të përfitojnë 100 milionë euro nga shitja e mesfushorit 23-vjeçar dhe të investojë shumën në përforcimin në të paktën dy reparte.

Po në mesfushë mendohet edhe për Alex Ëitsel. Belgu i Zenitit shihet nga bardhezinjtë si objektivi kryesor për të rinovuar repartin e mbrojtjes.

I njëjti burim thotë se objektivi kryesor është mesfushori Isco. Madrileni shihet nga trajneri Allegri si zgjedhja e duhur për të lidhur mesfushën me sulmin.

Emri tjetër është ai i Edinson Cavanit për sulmin, që do të garantonte cilësi në repartin ofensiv në rast të largimit të Morattas drejt Realit të Madridit.

Për momentin gjithçka është në fazën e zhurmës mediatike dhe nuk ka asnjë vendim zyrtar për shitjen e Pogba, ofertat për të cilin nuk munojnë, duke nisur që nga Chelsea, ku ai me gjasa do të rigjejë Antonio Conten, PSG, Barcelona, Reali i Madridit e Manchester City.

Top Channel