Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve

18/03/2016 12:20

Shorti i çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve ka sjellë dy supersfida: Barcelona-Atletico Madrid dhe PSG-Manchester City. Real Madrid do të përballet me Wolfsburg, ndërsa çifti i fundit është Bayern Munchen-Benfica.

Shorti u hodh mesditën e së premtes në Nion të Zvicrës dhe u drejtua nga Shefi i Kompeticioneve në UEFA, Giorgio Marchetti dhe nga ish-futbollisti italian Gianluca Zambrotta.

Ndeshjet e para do të luhen në 5-6 prill, ndërsa ato të kthimit në 12-13 prill.

Top Channel