Capital T, shpejt kënga e re

17/03/2016 00:00

Reperi Capital T ka bërë të ditur se shumë shpejt do të lançojë këngën e tij të re.

Ai ka ftuar fansat që të deshifrojnë një kod numerik, për të gjetur titullin e projektit të tij të ri. “Kush mund të deshifrojë titullin e këngës?”, ka shkruar reperi në një foto ku shihen numra 448626.

Fansat e tij kanë sugjeruar se është “Hitman”, apo “Killa”, por kjo mbetet të shihet, pasi Capital T nuk ka konfirmuar asnjë prej tyre.

Sidoqoftë, me rëndësi është që fansat e reperit do të dëgjojnë një këngë të re prej tij.

Top Channel