Ata provokuan me performancën e tyre në “Brit Awards” të këngës “Work” por Rihanna dhe Drake ka dhënë një perfomancë magjike në Miami, mbrëmjen e së martës.

Fansat kanë brohoritur në momentin që dyshja ka bërë atë kërcimin provokues karakteristik pranë njëri-tjetrit, ndërkohë që Rihanna dukej edhe më provokuese për shkak të veshjes së saj transparente.

Së fundmi në mediat rozë është përfolur për një marrëdhënie të mundshme mes dy artistwve, por është reperi ai që ka refuzuar këtë romancë pasi nuk është gati për diçka serioze.

Një burim për “The Sun” tregoi se RiRi ndihet e shkatërruar nga refuzimi i reperit. “Ai dëshiron të jenë thjesht miq dhe jo i dashuri i saj, gjë që e ka shkatërruar Rihanna-n”, tha ai.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel