Neuer: City? Dua të qëndroj te Bayern

14/03/2016 00:00

Manuel Neuer nuk ka ndërmend të braktisë Bayernin e Munichut. Portieri i skuadrës bavareze për të cilin është folur për një kalim të mundshëm te Manchester City, ka deklaruar se në të vërytetë nuk është i interesuar për një lëvizje të tillë.

Në një intervistë për median gjermane, ai tha se i pëlqen të luajë në Bundesligë dhe se ka një kontratë afatgjatë me Bayernin të cilën dëshiron ta respektojë.

Manuel Neuer, 29 vjeç, ka një kontratë me Bayern Munich deri në vitin 2019 dhe te City është shprehur gatishmëria që t’i ofrojnë një kontratë me dyfishin e pagës që ai merr te kampionët gjerman për ta bindur atë që të vijë të mbrojë portën e skuadrës angleze.

Mësohet se shifra e saktë që drejtuesit e “qytetarëve” i kanë ofruar portierit kampion bote, Manuel Neuer, është 387 mijë euro në javë.

Top Channel