Ekspozita Ndërkombëtare e Tatuazheve

14/03/2016 00:00

Dashamirësit e tatuazheve u mblodhën në Sidnej të Australisë për ekspozitën më të madhe të artit trupor që quhet “Ekspozita Ndërkombëtare e Tatuazheve” dhe që u mbajt nga 11-13 mars.

Më shumë se 10 000 persona morën pjesë në këtë event. “Artistët janë shumë të lumtur që mund të punojnë me mijëra persona dhe t’i tregojnë talentin e tyre njerëzve që nuk kanë mundësi ta shohin”, thotë menaxherja e marketingut të ekspozitës, Rhiannon Kennedy.

Ajo shton se ky event po rritet nga viti në vit dhe njerëzit po e vlerësojnë artin e shpalosur aty.

Vitin e ardhshëm, ekspozita do të kthehet në Sidnej nga data 17 deri në 19 mars.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel