Ka kohë që studiuesit britanikë kanë lëshuar alarmin se minjtë po pësojnë modifikime gjenetike për t’u mbijetuar barnave të ndryshme kundër tyre, por edhe për t’u përshtatur me mjedisin e ri ku jetojnë, kryesisht në zonat urbane.

E si provë për këtë alarm të tyre mbërrin një foto e shkepur nga një qytezë britanike, ku një inxhinier tregon në të një mi gjigant.

Bëhet fjalë për një kafshë që peshonte pak më shumë se 11 kilogramë dhe kapte një gjatësi rreth 70 centimetra.

“Ky është miu më i madh që kam parë ndonjëherë. Kam një mace dhe një qen në shtëpi dhe ky është më i madh se macja e qeni të marrë së bashku”, thotë Tony Smith, autori i gjetjes së miut.

Smith punon si inxhinier në zonë Hackney Downs. Ai thotë se e gjeti miun e ngordhur pranë një parku lojrash për fëmijë.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel