Nora rikthehet me “Sa t’kom dasht”

11/03/2016 10:55

Këngëtarja e famshme shqiptare Nora Istrefi është rikthyer me projektin e saj më të ri të titulluar “Sa t’kom dasht”.

Kënga e re vjen nëntë muaj pasi ajo hodhi në treg “Bamboleo”, një single për të cilin nuk kanë munguar kritikat. Por, kritikat nuk kanë munguar edhe këtë herë për këngëtaren e njohur. Menjëherë pas premierës së këngës, Nora është sulmuar me pretendimin se “Sa t’kom dasht” është këngë e kopjuar.

Në lidhje me këtë, kanë reaguar producentët e saj, Nurteel Morina dhe Granit Gashi, të cilët me anë të një prononcimi të përbashkët, kanë hedhur poshtë akuzat, duke thënë se nga fillimi deri në fund kënga është krijim i tyre.

Mirëpo, ata shtojnë se tri aktet e refrenit janë nga një këngë e Brunos, e cila nuk do të publikohet asnjëherë, ndonëse u publikua “trailer” i projektit.

Sipas producentëve, Nora Istrefi dhe Flori kanë arritur në një marrëveshje për përdorimin e tri pjesëve në refren.

Top Channel