50 Cent bën foto me para false

10/03/2016 00:00

Reperi i falimentuar 50 Cent ka deklaruar se fotografitë e tij të postuara në rrjetet sociale, ku shihet i rrethuar me para, janë të mbushura me para false.

Pak ditë pasi kishte shpallur falimentimin, në korrik të vitit të kaluar, reperi kishte publikuar disa fotografi me dollarë, madje në njërën kishte shkruar edhe fjalën “Broke” (Trokë).

Kjo ishte arsyeja që e dërgoi 50 Cent sërish në gjykatë, ku ai deklaroi se paratë nuk janë të vërteta dhe se i publikon fotot vetëm për të mbetur në “vëmendje”.

Sipas tij, lidhja mes artistëve dhe fansave në Hip-Hop bëhet edhe me para, bizhuteri, produkte dhe reklamime në rrjetet sociale.

Ai ka thënë se kjo nuk nënkupton që po fsheh pasurinë e tij, apo ka gënjyer për falimentin.

50 Cent shpalli falimentin vitin e kaluar, pasi një gjykatë në New York i kishte kërkuar që ai të paguante 7 milionë dollarë një gruaje, që kishte thënë se ai ka postuar një video të saj intime online.

Top Channel