Republikanët, debat edhe për “burrërinë”

09/03/2016 00:00

Sa më shumë afrohet nëntori, aq më i ashpër bëhet debati mes republikanëve në garën për t’u shpallur kandidatë përfundimtarë për Shtëpinë e Bardhë.

Donald Trump është favoriti që askush nuk po di si ta ndalë. Njëri prej emrave që po mundohet të konkurrojë është Marco Rubio dhe këtë duket se po e bën me të gjitha mjetet.

Në një nga fjalimet e tij, Trump ka përmendur Marco Rubio-n sesi ky i fundit e kishte thumbuar duke hedhur dyshime mbi burrërinë e tij duke i kujtuar përmasën e duarve.

Në një nga fjalimet e tij, Trump ka përmendur Marco Rubio-n sesi ky i fundit kishte hedhur dyshime mbi burrërinë e tij duke i kujtuar përmasën e duarve.

Trump thotë se në një rast, Marco Rubio i kishte thënë se “nëse duart janë të vogla, diçka tjetër duhet të jetë e vogël gjithashtu”.

“Ju garantoj që nuk ka asnjë problem! Ju garantoj!”, mbrohej Trump.

Ky debat mes republikanëve duket se ka vënë në lëvizje studiuesit dhe socialogët  e Universitetit Indiana. Debby Herbenick thotë se nuk ka asnjë provë (shkencore) që lidh madhësinë e duarve të një mashkulli me madhësinë “e burrërisë së tij”.

“Ka njerëz me duar të mëdha dhe penisë të vegjël dhe të tjerë me duar të vogla dhe penisë të mëdhenj”, thotë ajo.

Top Channel