Alban Ramosaj, rekordi i ri i “Top Awards”

06/03/2016 00:00

Një artist i ri në tregun muzikor por shumë i talentuar, bëhet fjalë për Alban Ramosaj i cili është këngëtari i dytë, pas Alban Skënderaj, që ka arritur të futet në rekordin e “Top Awards”.

“A më do”, titullohet kënga e tij më e re, një baladë që ka prekur publikun shqiptar, duke u bërë që të renditet e para në klasifikimin e “Top Awards” edhe pse është java e parë që është bërë pjesë e kësaj renditje.

Alban Skënderaj, i cili për dy javë rresht ishte kryesuesi i kësaj liste, është zhvendousur në vendin e tretë ndërsa Era Istrefi, si edhe javën e kaluar, renditet në vendin e dytë.

Janë vetëm dy projekte të reja që i janë shtuar klasifikimit të “The Top List”, Alban Ramosaj “A me do” dhe Kida ft. Ermal Fejzullahu “Mi Amore”, e cila është renditur në vendin e 11-të.

I janë larguar 20-këngëve më të mira, Young Zerka “Like Rihanna”, i cili ka qënë pjesë për dy javë rresht ndërsa Kobra ft. Unikkatil “Ndryshe”, nuk ka mundur të ruajë një pozicion në këtë klasifikim.

Kjo është lista zyrtare e kësaj jave e “The Top List”, “Top Awards”:

Alban Ramosaj – A me Do
Era Istrefi – Bonbon
Alban Skenderaj – Une edhe Ti
Mozzik – Dhezu
Ylli Limani – Najher
MC Kresha ft. Gjurmet – Era
Nrg Band – Ajo m’kalli
Ledri Vula – SRNM
Kida – Ski Ide
Majk ft. Gheto Geasy – Sjena mo
Kida ft. Ermal Fejzullahu – Mi Amore
Flori Mumajesi – Ku Gabum
Samanta – Asnjo si un
2Ton – Ani Nasht
Elvana Gjata ft. Bruno – Love me
Dj Aldo ft. Lorela – Don’t let me go
Blunt & Real – Presion
Noizy – Number one
2ton – Pike
Andos ft. Gjurmet – Te du sa Kosoven

Top Channel