Bleona mbështet Donald Trump

05/03/2016 00:00

Yjet e artit amerikan nuk janë të vetmit që kanë shprehur pëlqimin e tyre ndaj kandidatëve për postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Edhe këngëtarja shqiptare me banim në Shtetet e Bashkuara, Bleona Qerreti duket se e ka një kandidat të preferuar dhe ky është rivali i Clinton, miliarderi republikan Donald Trump.

Bleona ka hedhur në llogaritë e saj në rrjetet sociale një foto ku shfaqet përkrah miliarderit e që ka ngjallur jo pak debat mes fansave të saj.

Shumica e komentuesve duket se nuk e miratojnë mbështetjen e Bleonës ndaj kandidatit republikan dhe për këtë i kujtojnë deklaratat e Trump për emigracionin dhe bombardimet ndaj Serbisë.

Gjatë bombardimeve të vitit 1999 Donald Trump, atëherë thjesht një biznesmen më i afërt me demokratët sesa republikanët, pati deklaruar se bombardimet ndaj Serbisë ishin një gabim pasi serbët kanë qenë aleatë të Shteteve të Bashkuara në të dyja luftërat botërore.

Top Channel