Një shofer kamioni nuk duhet të frenojë fort (KUJDES! PAMJE TE RENDA)

01/03/2016 00:00

Një kamera trafiku ka regjistruar momentin e tmerrshëm të një aksidenti, ku shoferi i një kamioni u vra nga tubat e çimentos që kishte si ngarkesë, për shkak se frenoi fort në semafor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shaoxing, në provincën Zhejiang të Kinës lindore. Në momentin që shoferi frenoi fort dhe makina ndaloi në vend, tubat e vendosura në rimorkion e mjetit ecën para në kabinën e mjetit. Për pasojë mbeti i vrarë drejtuesi i mjetit, teksa në pamje duket xhami i përparmë që thyhet e bëhet copë.

Top Channel