Të luftosh me grushte për t’u argëtuar

01/03/2016 00:00

Adoleshenca është periudha më e vështirë e jetës, ku njeriu kalon nga fëmijëria në moshën e pjekur, dhe sigurisht në këtë moshë janë dhe problemet më të mëdha.

Pamje të rënda janë postuar në Facebook nga një shkollë kaliforniane, ku adoleshentët me doreza boksi grushtohen me njëri-tjetrit, në një ngjarje të organizuar prej tyre.

Pamjet e filmuara me telefon tregojnë të rinj të tjerë që shohin ndeshjen. Pamjet janë zbuluar në Facebook nga vetë prindërit, të cilët kanë denoncuar në polici fëmijët e tyre.

Këto ndeshje të organizuara zhvilloheshin prej muajsh në shkollën e Nevadas në Grass Valley të Kalifornisë. Pavarësisht se të rinjtë thonë se këto ndeshje i organizonin për tu argëtuar, referuar edhe filmit të 1999, “The Fight Club”, policia ka marrë masat dhe video është hequr nga rrjetet sociale për transmetim dhune.

Top Channel