Studimi: Ndryshimi i orës rrit goditjet në tru

01/03/2016 00:00

Tashmë jemi në muajin mars, të dielën e fundit e të cilit ndryshon ora, e cila do të shkojë 60 minuta përpara.

Arsyeja e ndryshimit të orës çdo vit në të gjithë botën ndodh që njerëzit të përdorin më pak energjinë elektrike dhe të shfrytëzojnë më shumë energjinë diellore. Por, nëse ky fenomen kursen energjinë elektrike, duket se dëmton shëndetin e shumë personave.

Studiuesit kanë dalë në përfundimin se ndryshimi i orës në muajin tetor dhe në mars rrit goditjet në tru dhe kjo është vërejtur me numrin e pacientëve të shtruar në spital disa ditë pas ndryshimit të akrepave të orës.

Shkencëtarët në një universitet në Finlandë kanë analizuar të dhënat e pacientëve të shtruar në spitalet në Finlandë për një periudhë dhjetë vjeçare dhe më pas i kanë krahasuar ato me dy javët para ndryshimit të orës pranverore.

Studiuesit zbuluan se goditjet nga ishemia, më e zakonshmja, rriten me një mesatare prej 8% në dy ditët e para pas ndryshimit të orës. Sipas tyre, shtimi i goditjeve në tru lidhet me ndryshimin e orarit të gjumit.

Top Channel