Si mund ta quajmë këtë të porsalindur?

29/02/2016 00:00

Derrkuc, derrfant apo elederr. Zgjidheni ju emrin! Por në Kamboxha ka ndodhur mutacioni i dytë në histori, që prek një shtazë të porsalindur derrash.

Pamjet shokuese që të lënë pa fjalë janë publikuar tashmë nëpër media, teksa shfaqin një kafshë të deformuar, mes asaj të të qenit derrkuc apo elefant.

Derrkuci i ri elefant është zbuluar në Pramaoy, në perëndim të Kamboxhas, me një feçkë të gjatë, si dhe me veshë të mëdhenj. Për më tepër, aq “i njomë” e “i butë” që është ai, ka edhe një të metë tjetër: nuk mundet të hapë sytë.

Ende nuk dihet nëse ai do të mbijetojë, nëse është ende gjallë apo shkaqet që shkaktuan këtë pamje të çuditshme të tij. Në fakt, kjo ngjarje është e dyta, pasi në vitin 2014 një derrkuc-elefant i ngjashëm lindi në Kinë, e fatkeqësisht mbijetoi vetëm dy orë, pasi nuk kishte gojë.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel