Simeone “trondit” Madridin

29/02/2016 00:00

Diego Pablo Simeone është njeriu i momentit në Madrid. Ai është njëri nga trajnerët më të kërkuar, me Interin që ka nisur sulmin, por që njëkohësisht me fitoren në fundjavë ndaj Realit ka vulosur fatin e Zidane.

Pas të përditshmes “Sport” është “AS” ajo që raportoi se Inter këmbëngul për të sjellë në Milano teknikun argjentinas të Atletiko Madrid.

Gjithnjë sipas “AS”, presidenti i klubit milanez Erik Tohir i ka ofruar Simeones një kontratë 5-vjeçare me një pagë prej 20 milionë euro në sezon.

Ndërkohë humbja në derbin me Atleticon e Simeones ka sjellë pakënaqësitë e para rreth Zinedin Zidane në kampin e “los blancos”.

Trajneri i “galaktikëve” është cilësuar si një prej fajtorëve kryesorë dhe emri i tij është tashmë në bankën e të akuzuarve.

Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, Florentino Perez po mendon që tani për zëvendësimin e francezit në fund të sezonit dhe trajneri i preferuar i tij është Ernesto Valverde, kontrata e të cilit me Atletiko Bilbaon përfundon në muajin qershor.

Top Channel