Ndërron jetë trajneri i Apollo Creed

26/02/2016 00:00

Ai ndihmoi Apollo Creed dhe Rocky të kenë sukses në ring. Aktori Tony Burton ndërroi jetë në Kaliforni pas një sëmundjeje të gjatë.

Ai ka luajtur rolin e trajnerit Duke Evers në të gjashtë filmat hit. Në vitet e kalauara ai është shtruar shpesh në spital por nuk pati kurrë një diagnozë zyrtare.

Carl Weathers, i cili ka luajtur rolin e Apollos ka shkruar në Twitter: “Lajm i keq. U prefsh në paqe Tony Burton. Talenti i tij e bëri ndihmoi në suksesin e filmave të Rocky”.

Top Channel