Babai i Amy Winehouse akuzohet nga fansat

24/02/2016 00:00

Mitch Winehouse është bërë shumë i njohur që pas vdekjes tragjike të vajzës së talentuar Amy në vitin 2011.

Së fundmi, ai është shfaqur në programin e famshëm “This Morning” duke folur për nominimin e këngëtares në ceremoninë e “Brit Awards” në kategorinë e “Best British Female Solo Artist”, duke treguar se është Adele ajo që e meriton këtë çmim.

Përmes disa postimeve në rrjetin social “Twitter” shumë fansa të këngëtares së “Back to Black” kanë akuzuar Mitch se po shfrytëzon vdekjen e së bijës së tij për t’u bërë qendra e vëmendjes.

Në intervistën e dhënë, Mitch ka deklaruar se është i lumtur që edhe pse kanë kaluar 5 vite që nga vdekja e saj, Amy vazhdon ende të jetë pjesë e këtyre ceremonive të rëndësishme. Por më tej ai ka shtuar se sipas tij, këtë çmim duhet ta fitojë Adele.

Top Channel